Ndërlidhjet

Kantrimen: Kriza në Kosovë nuk ndikon në Bosnjë


Zëvendësndihmësi i Sekretares amerikane të Shtetit, Tomas Kantrimen, tha se "kriza në Kosovë nuk mund të reflektohet në Bosnjë e Hercegovinë", por, megjithatë, sipas tij, "ka të atillë që këtë situatë duan ta përdorin si argument politik".

Në një intervistë dhënë mediave boshnjake, Kantrimen ka shprehur keqardhje për dhunën në Kosovë, për të shtuar se "Shtetet e Bashkura, Bashkimi Evropian dhe KFOR-i janë duke u përpjekur në zgjidhjen e përkohshme të situatës, për të mundësuar vazhdimin e dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit".

Zyrtari amerikan, i ngarkuar me çështjet evropiane dhe euro-aziatike, ka vlerësuar se Bosnja "nuk është aspak më afër Bashkimit Evropian, sesa që ishte para 4 ose 5 vjetëve", por, sipas tij, kjo nuk do të thotë se nuk ka përparim.

"Në aspektin ekonomik dhe shoqëror, Bosnja është në rrugën e zhvillimit, por përmirësimi nuk është i dukshëm në nivelin politik", ka thënë Kantrimen.

Ai ka përsëritur se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të ndihmojnë Bosnjën në rrugën e saj drejt BE-së dhe NATO-s.
XS
SM
MD
LG