Ndërlidhjet

Paneta: Nuk do të ketë shkurtime


Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Leon Paneta, ka paralajmëruar se nuk do të pranojë shkurtime të mëdha ushtarake në kuadrin e marrëveshjes së borxhit, duke thënë se ky veprim do t'i dobësonte Shtetet e Bashkuara.

Paneta ka mbajtur konferencën e tij të parë zyrtare për media që nga marrja e postit, një muaj më parë.

Ai tha se "me vullnetin e Zotit", procesi i reduktimit të borxhit të SHBA-së nuk do të shkaktojë ndërprerje të thella, në të cilat mund të ketë humbje.

Shpenzimet e mbrojtjes, të cilat janë dyfishuar pothuajse që nga sulmet e 11 Shtatorit - një dekadë më parë - llogariten të jenë 20 për qind e buxhetit federal.

Ndërkohë, siç raportohet, presidenti Barak Obama sot pritet të propozojë një paketë prej 120 milionë dollarësh kredi të reja tatimore për bizneset që punësojnë veteranët amerikanë, të cilët kthehen nga Iraku dhe Afganistani.
XS
SM
MD
LG