Ndërlidhjet

Medvedev kritikon Senatin amerikan


Presidenti i Rusisë, Dimitri Medvedev, ka kritikuar Senatin e Shteteve të Bashkuara për miratimin e rezolutës që i bën thirrje Moskës të tërheqë trupat e saj nga rajonet separatiste të Gjeorgjisë.

Medvedev tha se rezoluta në fjalë reflekton “vetëm pikëpamjet e disa anëtarëve pleq të Senatit”.

Rezoluta e javës së kaluar përsërit thirrjen e Uashingtonit drejtuar Moskës, që të veprojë në pajtueshmëri me armëpushimin që i dha fund konfliktit të 2008-ës dhe të tërhiqet nga rajonet separatiste të Gjeorgjisë – Osetia Jugore dhe Abkhazia.

Rusia i ka njohur këto dy rajone si shtete të pavarura.

XS
SM
MD
LG