Ndërlidhjet

Komuniteti ndërkombëtar dënon arrestimet në Bjellorusi


Komuniteti ndërkombëtar ka dënuar arrestimin e kreut të grupit për të drejtat e njeriut në Bjellorusi “Vyasna”.

Policia ka kontrolluar apartamentin e Ales Bialackit përpara se ta dërgonte në paraburgim prej 72 orësh, nën akuzat për shkallë të gjerë të evazionit fiskal.

Grupia “Vyasna” ka raportuar vazhdimisht për masat e ashpra të policisë kundër protestuesve antiqeveritarë.

Ministria e Jashtme e Lituanisë ka dënuar arrestimin e Bialackit, duke thënë se Lituania dhe vendet e tjera të Bashkimit Evropian do të ndërmarrin veprime shtesë për të siguruar lirimin e të burgosurve politikë në Bjellorusi.

Presidenti i Parlamentit Evropian, Jerzhi Buzek, u ka bërë thirrje autoriteteve bjelloruse të lirojnë Bialackin dhe të burgosurit e tjerë politikë, që janë “ndaluar padrejtësisht”.

Federata Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut, nënpresident i së cilës është Bialacki, ka bërë thirrje për lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të tij.
XS
SM
MD
LG