Ndërlidhjet

Klinton u apelon militantëve të lejojnë ndihmat në Somali


Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, u ka bërë thirrje militantëve islamikë në Somali të lejojnë grupet humanitare që të kenë qasje të pakufizuar në zonat e goditura nga uria.

Klinton tha se grupi Al-Shabab, që ka lidhje me Al-Kaidën, duhet të heqë bllokadat për ata që janë “deshpërimisht në nevojë”.

Sipas të dhënave të Shteteve të Bashkuara, uria dhe thatësirat në Somali kanë mbytur mbi 29 mijë fëmijë nën moshën 5-vjeçare.

Kombet e Bashkuara thonë se 640 mijë fëmijë janë të paushqyer – çfarë sugjeron në rritjen e numrit të viktimave.
XS
SM
MD
LG