Ndërlidhjet

Tregjet evropiane vazhdojnë të bijnë


Aksionet në tregjet financiare evropiane kanë rënë edhe sot për më shumë se 2 për qind, duke pasuar humbjet e ngjashme në tregjet aziatike.

Investitorët janë të shqetësuar për mundësinë e shkuarjes së ekonomisë amerikane drejt një tjetër recesioni dhe përhapjen e krizës së borxhit në Itali dhe Spanjë.

"Disa nga arsyet e tensioneve të tregut lidhen me zhvillimet jashtë Eurozonës. Qëndrimet e investitorëve janë ndikuar negativisht nga negociatat për rritjen e kufirit të borxhit në Shtetet e Bashkuara", tha komisionari evropian për çështje ekonomike dhe monetare, Oli Ren.

Një ditë më parë, kreu i Komisionit Evropian, Hose Manuel Baroso, ka lëshuar alarm për krizën e borxhit në Eurozonë, duke thënë se ajo po përhapet përtej periferive të rajonit.
XS
SM
MD
LG