Ndërlidhjet

Thaçi: Pajtim për ruajtjen e gjendjes së re në Portën 1 e 31


Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se është arritur pajtim që të ruhet gjendja e re e krijuar në Portën 1 dhe 31 në veri të vendit.

Ai i ka bërë këto komente në mbledhjen e qeverisë, ku ka sqaruar se për këtë është pajtuar KFOR-i dhe NATO-ja.

Sipas tij, vendimet e mëhershme të qeverisë për masat e reciprocitetit dhe futjen nën kontroll të këtyre dy pikave kufitare mbeten në fuqi dhe do të zbatohen plotësisht.
XS
SM
MD
LG