Ndërlidhjet

Vazhdon dhuna në Siri, 10 të vrarë


Dhjetëra-mijëra sirianë që kërkojnë fundin e regjimit të Bashar al-Asadit kanë mbushur rrugët e Sirisë pas lutjeve të së premtes.

Aktivistët thonë se forcat e sigurisë kanë hapur zjarr kundër protestuesve pranë kryeqytetit Damask, ku raportohet për tetë të vrarë. Dy viktima të tjera janë regjistruar në qendër të qytetit Homs.

Forcat e regjimit kanë intensifikuar goditjet ndaj protestave antiqeveritare që shpërthyen në mes të muajit mars.

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, ka akuzuar regjimin e Gadafit për vrasjen e mbi 2,000 njerëzve.
XS
SM
MD
LG