Ndërlidhjet

Situatë e qetë në veri


Pas arritjes së pajtueshmërisë për veriun, zyrtarët e Policisë së Kosovës thonë se situata e sigurisë në këtë pjesë të vendit është e qetë dhe nën kontroll të forcave të sigurisë.

Zëdhënësi i policisë, Baki Kelani, tha se deri më tash gjendja është e qetë dhe se nuk është raportuar për asnjë incident.

Kelani ka deklaruar se në vendkalimet kufitare vazhdojnë të qëndrojnë forcat e KFOR-it.

Sa u takon bllokadave të rrugëve, Kelani nuk ka dashur të komentojë, pasi, siç tha ai, me ketë çështje po merren forcat e KFOR-it.

Nga ana tjeter, raportet e mediave thonë se disa rrugë në veri të Kosovës kanë qenë pjesërisht të bllokuara gjatë natës.
XS
SM
MD
LG