Ndërlidhjet

BE, e zhgënjyer me Izraelin


Shefja për Politikë të Jashtme e Bashkimit Evropian, Kethrin Eshton, ka shprehur zhgënjimin e bllokut me veprimet e Izraelit, i cili ka vazhduar ndërtimin e 900 shtëpive të reja në Jerusalemin lindor.

“Bashkimi Evropian ka kërkuar në mënyrë të vazhdueshme që Qeveria e Izraelit t’iu japë fund të gjitha aktiviteteve ndërtimore në Bregun Perëndimor, përfshirë dhe Jerusalemin lindor. Të gjitha këto aktivitete janë të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar”, thuhet në deklaratën e zonjës Eshton.

Izraeli e ka okupuar Jerusalemin Lindor, ku gjenden vende të shenjta për hebrenj, të krishterë dhe myslimanë, në luftën e vitit 1967. Ai pretendon se i gjithë qyteti është i tij.
XS
SM
MD
LG