Ndërlidhjet

Shqipëri, mirëpritet arritja e marrëveshjes


Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë ka mirëpritur arritjen e marrëveshjes për mirëkuptim të ndërsjellë mes Qeverisë së Kosovës dhe komandantit të trupave të KFOR-it për administrimin e gjendjes së re, të krijuar në pikat doganore 1 dhe 31 në veri të Kosovës.

Në një deklaratë për media të MPJ-së përshëndetet maturia e treguar nga Qeveria e Kosovës dhe veprimet e saj të vazhdueshme për normalizimin e situatës.

“Shqipëria vlerëson kontributin e komandantit të forcave të KFOR-it në Kosovë, gjeneralit Buhler dhe rolin e Bashkimit Evropian përmes ndërmjetësuesit të saj Robert Cooper, në arritjen e kësaj marrëveshjeje për tejkalimin e situatës së tensionuar në veri të Kosovës”, theksohet në deklaratë.
XS
SM
MD
LG