Ndërlidhjet

Banka Qendrore Evropiane ndihmon Italinë


Banka Qendrore Evropiane do të nisë blerjen e bonove italiane nga e hëna, në këmbim të premtimit të qeverisë për të përshpejtuar uljen e deficitit.

Lajmi u bë i ditur nga ministri italian i Reformave Federale, Umberto Bosi. Ai tha se ky hap është “zgjidhje dhe garanci” për Italinë.

Kryeministri Silvio Berluskoni tha se Italia do të përshpejtojë paketën e masave shtrënguese, të miratuar nga Parlamenti muajin e kaluar, për të siguruar arritjen e bilancit të buxhetit në vitin 2013 dhe jo më 2014, siç ishte parashikuar më herët.

Aksionet e Italisë dhe tregjet e bonove janë goditur rëndë në javët e kaluara, për shkak të shqetësimeve të investitorëve mbi borxhin e saj publik, rritjen e ulët ekonomike dhe tensionet brenda qeverisë.
XS
SM
MD
LG