Ndërlidhjet

Obama nderon ushtarët e vrarë në Afganistan


Presidenti amerikan, Barak Obama, ka vlerësuar "sakrificën e jashtëzakonshme" të 31 ushtarëve amerikanë të vrarë në Afganistan, pas rrëzimit të helikopterit të tyre nga ana e talibanëve.

Obama po ashtu ka nderuar shtatë ushtarët afganë, të cilët u vranë gjatë operacionit anti-taliban.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen, është shprehur të jetë "thellësisht i trishtuar" nga vdekja e 31 ushtarëve amerikanë në Afganistan.

Rasmusen ka shprehur "solidaritet të fortë" të NATO-s me Shtetet e Bashkuara dhe Afganistanin pas tragjedisë.
XS
SM
MD
LG