Ndërlidhjet

Siri: Aktivistët thonë se janë vrarë 4 persona


Aktivistët e të drejtave të njeriut thonë se forcat siriane të sigurisë të mbështetura me tanke kanë vrarë katër civilë dhe kanë plagosur disa të tjerë sot në një sulm në qytetin e Hula në krahinën qendrore të Homës.

"Rreth 25 tanke kanë hyrë në Hula dhe kanë kryer operacionet ushtarake", tha Rami Abdel Rahman, aktivist për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Rahman ka parlajmeruar po ashtu se numri i të vdekurve mund të rritet.
XS
SM
MD
LG