Ndërlidhjet

Kreu i OKB-së i shqetësua për dhunën në Siri


Kreu i Organizatës së Kombeve të Bashkuar Ban Ki Mun i ka thenë presidentit sirian Bashar al-Assad se ai është i shqetësuar nga përshkallëzimin i dhunës në Siri dhe ka kërkuar që të ndalojë vrasjet ushtarake kundër civilëve.

Zyra për media e OKB-së në një deklaratë ka thenë se Sekretari i Përgjithshëm Ban Ki-Mun ka "shprehur shqetësimin e tij dhe atë të bashkësisë ndërkombëtare për dhunën dhe numrin e të vdekurve në Siri gjatë ditëve të kaluara".

Në deklaratë thuhet se Ban "i bëri thirrje presidentit për të ndaluar përdorimin e forcës ushtarake kundër civilëve menjëherë”.

Zyrtarët e OKB-së kanë thënë po ashtu se Ban është përpjekur për muaj me radhe për të folur me Assadin, por ai ka refuzuar thirrjet e tij.

Herën e fundit kur sekretari i përgjithshëm, ka folur me Assadin ishte muaji maj.

Ai i kishte thënë Asadit që t'i jap fund dhunës mbi demonstruesit pro-demokracisë.
XS
SM
MD
LG