Ndërlidhjet

Izrael: Premtohet shqyrtimi i kërkesave të protestuesve


Ministri i financave të Izraelit, tha sot se qeveria do të marr veprime të shpejta për të ulur koston e jetesës, një ditë pasi rrth 250 mijë persona demonstruan në Izrael kundër rritjes së çmimeve.

Ministri i Financave për mediat lokale tha se kryeministri Benjamin Netanjahu, do të formoj një komiteti të veçant me ekspertë për të adresuar kërkesat e protestuesve.

Mijëra Izraelit, kryesisht të klasës së mesme dolën në rrugët e Tel Avivit, ku kanë valvitur flamuj dhe kanë brohoritur "Drejtësi sociale për njerëzit", "Strehimi nuk është një luks" dhe "Izraeli është shumë i shtrenjtë".

Policia tha se më shumë se 200 mijë njerëz ishin në rrugët e Tel Avivit gjatë natës.
XS
SM
MD
LG