Ndërlidhjet

Tetë të vrarë nga të shtënat në SHBA


Medait lokale në shtetin amerikan të Ohajos thonë se një njeri i armatosur ka qëlluar për vdekje shtatë persona, përfshirë një vajzë 11-vjeçare, para se të vritej nga policia.

Të njëjtat burime thonë se ngjarja ka ndodhur në Kopllej Taunship, një qytet i vogël në verilindje të Ohajos.

Shefi i policisë, Majkëll Majër, tha se pesë persona janë gjetur të vrarë në oborrin e një shtëpie, ndërsa dy të tjerët në tjetër lokacion.

Majër tha se motivi i të shtënave nuk është i njohur ende, ndërsa mediat raportojnë se rasti ka të bëjë me mosmarrëveshje familjare.
XS
SM
MD
LG