Ndërlidhjet

Tregjet aziatike pësojnë rënie


Tregjet aziatike kanë rënë edhe sot, me gjithë përpjekjet e liderëve botërorë për të qetësuar frikën e investitorëve.

Në Tokio, tregu i aksioneve ka rënë për më se 2 për qind, ndërsa në Hong Kong ishte nën 4 për qind.

Rëniet kanë bërë disa analistë të paralajmërojnë për kërcënimin e një krize të re financiare në botë, potencialisht edhe më e rëndë se kriza 2008-2009.

Sekretari i Thesarit të Shteteve të Bashkuara, Timoti Gajtner, tha se agjencia e vlerësimit të besueshmërisë së kredive “Standard & Poor” ka treguar “gjykime të tmerrshme” të degradimit.

“Standard & Poor” ka treguar me të vërtetë gjykime të tmerrshme dhe ajo e ka trajtuar edhe veten e saj shumë keq. Ajo ka treguar një mungesë mahnitëse të njohurive në lidhje me shumën e buxhetit fiskal të Shteteve të Bashkuara. Por, unë mendoj se ka sjellë një përfundim të gabuar”, tha Gajtner.

Banka Qendrore Evropiane tha se është e gatshme për të blerë bonot e Eurozonës në përpjekje për të qetësuar investitorët, të cilët kanë frikë se kriza e borxhit mund të përhapet tek ekonomitë më të mëdha në rajon, përfshirë Italinë dhe Spanjën.

Grupi i vendeve të G7-ës tha se është i vendosur të reagojë në “mënyrë të koordinuar” për të ruajtur stabilitetin financiar.
XS
SM
MD
LG