Ndërlidhjet

Sot në histori


Teksti dhe video: Associated Press


Udhëtimi i Napoleon Bonapartës për në ishullin Shën Helena, nënshkrimi i Kartës së Kombeve të Bashkuara, dorëheqja e presidentit amerikan Riçard M. Nikson, armëpushimi mes Iranit dhe Irakut si dhe shumë ngjarje të tjera që janë shënuar në ditën e sotme në histori.







1815
Napoleon Bonaparta shkoi në ishullin Shën Helena, për të kaluar pjesën e mbetur të ditëve të tij në mërgim.











1945
Presidenti Heri S. Truman nënshkroi Kartën e Kombeve të Bashkuara.















1945
Bashkimi Sovjetik i shpalli luftë Japonisë gjatë Luftës së Dytë Botërore.










1963
U zhvillua "vjedhja e madhe në tren", në Britaninë e Madhe, ku hajdutët arritën të marrin 2.6 milionë funta në kartëmonedha nga një tren që e ndalën në veri të Londrës.










1968
Riçard M. Nikson u propozua për president në Konventën Kombëtare Republikane në Majami. Në po këtë ditë, në vitin 1974, presidenti Nikson njoftoi se do të jepte dorëheqjen pas zbulimeve të dëmshme në skandalin Uatergejt.







1988
Sekretari i Përgjithshëm Havier Perez de Kuejarnjoftoi për një armëpushim mes Iranit dhe Irakut.














2005
Irani rifilloi punën në një strukturë të konvertimit të uraniumit, pas pezullimit të aktiviteteve për nëntë muaj për të shmangur sanksionet e OKB-së.











2008
Olimpiada e Lojërave Verore u hap në Pekin.










Aktori amerikan Dastin Hofman sot (8 gusht) mbushi 74 vjet. (g.k.)












XS
SM
MD
LG