Ndërlidhjet

Vestervelle viziton Kosovën


Ministri i Jashtëm gjerman, Guido Vestervelle, do të udhëtojë për në Kosovë këtë javë, duke u bërë ministri i parë i Bashkimit Evropian që viziton vendin, pas shpërthimit të trazirave në veri.

Zëdhënësi Dirk Augustin tha se Vestervelle do të zhvillojë bisedime me zyrtarët e lartë kosovarë dhe ndërkombëtarë, përfshirë kryeministrin Hashim Thaçi dhe komandantin e KFOR-it, gjeneralin Erhard Byler.

Ndalesa në Kosovë vjen në fund të turneut të tij treditor në Ballkan, i cili nis të martën dhe përfshin edhe Kroacinë e Malin e Zi.

Vestervelle ka qenë në Londër për të diskutuar me zëvendëskryeministrin britanik, Nik Kleg, dhe ministrin e Jashtëm, Uilliam Hejg.

Ky i fundit dhe Vestervelle kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët, duke kërkuar nga Beogradi dhe Prishtina t’i japin fund krizës në veri.

"Serbia dhe Kosova duhet të gjejnë zgjidhje diplomatike që i njeh kufijtë e Kosovës, e përmirëson jetën e secilit, ndërsa të dy shtetet i vë në rrugë të anëtarësimit në BE", thuhet në deklratën e dy zyrtarëve.
XS
SM
MD
LG