Ndërlidhjet

Pas Kuvajtit, edhe Bahrejni e tërheq ambasadorin nga Siria


Shtetet e Gjirit, Kuvajti dhe Bahrejni, i kanë tërhequr ambasadorët e vet në Siri, derisa forcat e sigurisë së Sirisë po e vazhdojnë goditjen e përgjakshme ndaj protestuesve anti-qeveri.

Dje, hap të këtillë ndërmori edhe Arabia Saudite.

Departamenti amerikan i shtetit tha se ishte “i gëzuar” nga dënimi arab i Sirisë, duke vlerësuar se kjo paraqet një shenjë të re se komuniteti ndërkombëtar është i revoltuar nga aksionet e presidentit të Sirisë, Bashar al-Asad.
XS
SM
MD
LG