Ndërlidhjet

Davutoglu në Siri, do kërkojë ndërprerjen e dhunës


Ministri i jashtëm i Turqisë, Ahmet Davutoglu ka arritur në Damask, ku pritet që të bëjë presion ndaj qeverisë siriane për t’i dhënë fund aksioneve të dhunshme ndaj protestuesve anti-qeveritarë.

Aktivistët dhe grupet për të drejtat e njeriut thanë se më shumë se 1700 njerëz kanë vdekur që nga fillimi i kryengritjes kundër regjimit të Bashar al Asadit në mes të muajit mars.

Turqia është partner i madh tregtar i Sirisë dhe deri së voni aleate e ngushtë e Damaskut.

Kryeministri Rexhep Tajip Erdogan, që e ka përshkruajtur kryengritjen siriane si çështje të brendshme të Turqinë, për shkak të vijës kufitare të përbashkët të gjatë 850 kilometra, tha gjatë kësaj jave se Turqisë “po i humb durimi” nga dhuna e ndodhur në Siri.

Autoritetet siriane fajësojnë për dhunën bandat e armatosura, ndërsa zyrtarët thanë se Davutoglu do të marrë një reagim të ashpër sot në Damask.

Vizita e Davutoglut vjen një ditë pasi që Arabia Saudite, Kuvajti dhe Bahreini i tërhoqën ambasadorët e tyre në shtëpi, në shenjë proteste ndaj dhunës.
XS
SM
MD
LG