Ndërlidhjet

Kujtohen sulmet në Nagasaki, edhe SHBA e pranishme


Për herë të parë në histori, Shtetet e Bashkuara kanë dërguar një zyrtar në përkujtimet vjetore të sulmeve atomike në qytetin japonez të Nagasakit.

Në ditët e fundit të Luftës së Dytë Botërore, SHBA-të hodhën një bombë atomike në qytet duke vrarë më shumë se 70 mijë njerëz.

Tri ditë më vonë, SHBA hodhi një tjetër bombë bërthamore në Hiroshimë, ku u vranë më shumë se 140 mijë njerëz.

Uashingtoni ka dërguar ambasadorin amerikan në Japoni në përkujtimet në Hiroshima në vitin e kaluar.

Gjashtë ditë pas sulmeve të 9 gushtit në Nagasaki më 1945, Japonia kërkoi armëpushim.
XS
SM
MD
LG