Ndërlidhjet

NATO mohon të ketë prova për vrasjen e civilëve


NATO tha se sulmet ajrore pranë qytetit Zliten, në perëndim të Libisë, ishin të ligjshme dhe se nuk ka prova të pretendimeve të Tripolit, që flasin për 85 persona të vrarë.

Kolonel Roland Lavoi tha se NATO paraprakisht "merr masa ekstreme, për të mos dëmtuar civilët e pafajshëm që jetojnë ose punojnë" pranë caqeve që bombardohen.

Zëdhënësi i Qeverisë libiane, Musa Ibrahim, tha se sulmet e fundit të Aleancës kanë vrarë 85 fshatarë, përfshirë dhe 33 fëmijë.

Ai e ka quajtur "masakër" goditjen e NATO-s.
XS
SM
MD
LG