Ndërlidhjet

OKB paralajmëron shtim dramatik të refugjatëve somalezë


Kombet e Bashkuara thonë se, në muajt e fundit, dhjetëra-mijëra njerëz kanë humbur jetën nga uria në Somali, ndërsa mbi 11 milionë të tjerë në mbarë Afrikën Lindore kanë nevojë urgjente për ndihma.

"Numri i personave që lënë zonën e prekur nga uria në Somali ka gjasë të rritet në mënyrë dramatike, ndërsa bashkësia ndërkombëtare mund të mos jetë në gjendje të sigurojë ndihma të mjaftueshme humanitare", ka thënë zyrtari i OKB-së, Luka Alinovi.

Përfaqësuesi i Organizatës së OKB-së për Ushqim dhe Bujqësi në Kenia paralajmëroi se situata në javët e ardhshme mund të bëhet "thjesht e padurueshme", nëse somalezët vazhdojnë të lragohen nga shtëpitë e tyre në kërkim të ushqimit.

Mjëra njerëz janë nisur drejt kufijve me Kenian dhe Etiopinë, ku tashmë ka kampe refugjatësh.

"Është e mundur që të gjithë banorët e atyre zonave të vendosin të largohen, çfarë do të ishte katastrofë", tha Alinovi.

Somalia është prekur nga uria dhe thatësirat më të mëdha në vite.
XS
SM
MD
LG