Ndërlidhjet

Stefanoviq: Marrëveshja nuk është kërcënuar


Vendimi i serbëve të veriut nuk e kërcënon marrëveshjen me KFOR-in, ka thënë kreu i ekipit negociues serb, Borisllav Stefanoviq.

Përfaqësues të serbëve të katër komunave veriore të Kosovës kanë ndërprerë seancën e përbashkët në Leposaviq, ku është dashur të flitej për heqjen e barrikadave në veri.

"Shteti serb e ka pranuar marrëveshjen, komuniteti ndërkombëtar e ka pranuar dhe garanton zbatimin e saj. Askush nuk ka kërkuar nga kryetarët e komunave të marrin vendim", ka thënë Setfanoviq për mediat serbe.

Sipas tij, vendimi për të hequr barrikadat është "vendim i qytetarëve që janë aty dhe që janë unikë".
XS
SM
MD
LG