Ndërlidhjet

Koreja e Veriut hedh predha në një ishull koreano-jugor


Koreja e Veriut ka gjuajtur sot me artileri në drejtim të një ishulli të Koresë së Jugut.

Një zyrtar i Ministrisë së Mbrojtjes i Koresë së Jugut tha se predhat ranë në ujërat e ishullit Jeonpjeong.

Marina e Koresë së Jugut i është kundërpërgjigjur sulmeve.

Çështja e kufijve të diskutueshëm midis Koresë së Veriut dhe asaj të Jugut ka qenë skenë e disa përleshjeve vdekjeprurëse në vitet e fundit.

Në nëntorin e kaluar, Koreja e Veriut ka granatuar Jeonpjeongun, duke vrarë katër persona.

Zyrtarët e Koresë së Jugut, raportohet të kenë thënë se besojnë se të shtënat nga Koreja e Veriut erdhën gjatë një stërvitjeje ushtarake.
XS
SM
MD
LG