Ndërlidhjet

Kryeministri britanik betohet t’i japë fund dhunës


Kryeministri britanik Devid Kameron, sot tha se qeveria e tij do t'i japë fund dhunës, pasi ajo ka vazhduar për të katërtën natë me radhë.

Kameron, në një deklaratë televizive tha se për çdo veprim të nevojshëm do të ndërmerren masa për të rivendosur rendin në rrugë.

Ai tha se do të përdoren topa uji, që më parë nuk janë shfrytëzuar.

Në Londër, pas rritjes së numrit të trupave policore, situata gjatë natës ishte e qetë.

Por, trazira të tjera janë raportuar në qytetet të tjera, duke përfshirë Mançesterin dhe Birmingemin.

Policia ka bërë të ditur se tre persona kanë humbur jetën, pasi u goditën nga një makinë gjatë trazirave.

Qindra persona janë arrestuar, ndërsa vetëm në Londër thuhet se janë ndaluar rreth 800 vetë.

XS
SM
MD
LG