Ndërlidhjet

Qeveria afgane thotë se NATO ka vrarë 4 policë afganë


Qeveria e Afganistanit thotë se trupat e NATO-s kanë vrarë katër policë afganë në provincën jugore të Kandaharit.

Ministria e Brendshme, në një deklaratë tha se katër policët afganë u vranë në rrethin Arghandab të Kandahar të martën në mbrëmje.

Asnjë informacion tjetër nuk është dhënë. Një zëdhënës i forcave të NATO-s në Afganistan, tha se incidenti po hetohet bashkërisht nga ndërkombëtarët dhe autoritetet afgane.

Ndërkohë, një shef i policisë lokale tha se në krahinën qendrore të Ghaznit për dy orë janë zhvilluar përleshje me armë në mes të ushtarëve polakë dhe policisë afgane, pranë një bazë të huaj.

Ai tha se një ushtar polak është plagosur me armë. Forcat e NATO-s, kanë pranuar incidentin dhe thanë se raportet tregojnë se ka pasur të shtëna në një pikë kontrolli të policisë.

XS
SM
MD
LG