Ndërlidhjet

Militantët sulmojnë policinë në Rusinë jugore


Ministria e Brendshme e Rusisë tha se militantët kanë vrarë një polic dhe kanë plagosur një tjetër në dy sulme të veçanta në një rajon të trazuar në Rusinë jugore.

Një zëdhënës në Daghestan tha se dy sulmues kanë qëlluar dhe kanë vrarë një polic në afërsi të shtëpisë së tij, në fshatin Kadar.

Zëdhënësi tha se në një sulm të veçantë, të martën, militantët kanë vendosur dy bomba në një rrugë në rajonin Tsunti.

Kryengritja islamike është përhapur në të gjithë rajonin e veriut të Rusisë, pas dy luftërave separatiste në Çeçeni.
XS
SM
MD
LG