Ndërlidhjet

Komersant: Rusia u ndalon hyrjen zyrtarëve amerikanë


Rusia u ka ndaluar disa zyrtarëve amerikanë hyrjen në territorin e saj, në shenjë të hakmarrjes për listën e zezë të Shteteve të Bashkuara, të rusëve të ndërlidhur me vdekjen në burg të avokatit, Sergej Magnicki, raporton gazeta Komersant, duke cituar një zyrtar të lartë të ministrisë së jashtme.

I ndjeri Magnicki ishte arrestuar në vitin 2008, pasi e kishte akuzuar policinë për vjedhje të qindra miliona dollarësh.

Moska thotë se zyrtarët amerikanë në listën e saj, i kanë shkelur të drejtat e shtetasve rusë, përshfshirë edhe shitësin e armëve, Viktor Bout, i cili është në pritje të procesit gjyqësor në një gjykatë të Shteteve të Bashkuara.

Ky lajm paraqet shenjën më të re se ripërtritja në lidhjet diplomatike ndërmjet dy vendeve është përkeqësuar.
XS
SM
MD
LG