Ndërlidhjet

Siri: Trupat qeveritare depërtojnë edhe në qytetin Sarakeb


Aktivistët sirianë për të drejtat e njeriut thonë se ushtria e këtij vendi sot me tanke dhe trupa ka depërtuar në qytetin Sarakeb, në provincën Idlib, në kufi me Turqinë.

Organizata për të drejtat e njeriut Vëzhgimi Sirian, me seli në Londër, tha se trupat kanë hyrë në Sarakeb, sot herët në mëngjes, duke arrestuar disa njerëz.

Menjëherë pasi trupat kanë hyrë në qytet, janë dëgjuar eksplodime dhe të shtëna nga armët.
XS
SM
MD
LG