Ndërlidhjet

Pas rritjes, vlera e aksioneve evropiane në rënie


Tregjet evropiane të aksioneve kanë shënuar rënie, pas fitimeve në mëngjes.

Rënia aktuale shpjegohet me shqetësimet për shkak të krizës së borxheve të eurozonës.

Dje bursat në Evropë pësuan humbje të mëdha, për shkak të kësaj krize.

Aksionet në bankat franceze pësuan më së tepërmi, meqë investitorët ishin të brengosur se bankat ballafaqoheshin me probleme për shkak të zbulimit se janë të ekpozuara në borxhet greke.

Aksionet në bankën e dytë më të madhe në Francë, Sosiete Zheneral, pas rënies së shpejtë prej 20% të mërkurën, më vonë e kanë ripërtrirë një nivel të humbjeve.

Bankat franceze dhe kompanitë e sigurimeve janë pajtuar për ristrukturimin e 15 miliardë dollarësh të vlerës së borxhit grek, si pjesë e një pakete të ndihmës së Bashkimit Evropian.

Nga ana tjetër, qeveria e Francës i ka hedhur poshtë spekulimet se pas Shteteve të Bashkuara, edhe Francës do t’i zvogëlohet rejtingu kreditor më i larti AAA, për shkak të problemeve të bankave franceze.

Por, më vonë agjencitë e rejtingut kanë thënë se Franca e mbanë vlerësimin më të lartë të rejtingut kreditor.
XS
SM
MD
LG