Ndërlidhjet

Viktima dhe arrestime të reja në Siri


Aktivistët në Siri thonë se ushtria ka dërguar trupa dhe tanke në provincat Homs dhe Idlib.

Të njëjtat burime thonë se kolonat e tankeve kanë hyrë në qytetin Kusair të provincës Homs, duke vrarë të paktën 11 persona dhe plagosur 16 të tjerë.

Sipas tyre, dhjetëra njerëz janë arrestuar në Idlib, i cili vazhdon të jetë qendër e protestave të forta kundër regjimit të presidentit Bashar al-Asad.

Rreth 2 mijë njerëz besohet të jenë vrarë në Siri që nga shpërthimi i protestave në muajin mars.
XS
SM
MD
LG