Ndërlidhjet

Talibanët marrin përgjegjësinë për sulmin në Peshauar


Talibanët e Pakistanit kanë marrë përgjegjësinë për sulmin vetëvrasës që ka kryer një femër në qytetin e Peshauarit.

Sulmuesja ka hedhur veten në erë pranë një post-blloku të policisë, duke vrarë veten dhe një grua tjetër. Autoritetet thonë se ajo është femra e tretë sulmuese që është konfirmuar nga policia pakistaneze.

Kreu i talibanëve në qarkun Mohmand, Omar Khalid – duke folur për AFP-në nga një lokacion i fshehtë – tha se përdorimi i sulmueseve femra është pjesë e strategjisë së re të tyre.

Ai tha se sulmi ishte hakmarrje për operacionet ushtarake kundër kryengritësve në zonat fisnore.
XS
SM
MD
LG