Ndërlidhjet

Polonia kërkon falje për informacionet dhënë Bjellorusisë


Polonia ka kërkuar falje për informacionet bankare të disa aktivistëve të opozitës bjelloruse, të cilat ua ka siguruar autoriteteve në Minsk.

Ministri i Jashtëm, Radosllav Sikorski, ka shkruar në Twitter se ky veprim ishte "gabim", duke thënë se të dhënat ishin lëshuar nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm, pavarësisht paralajmërimit të Ministrisë së Jashtme për të mos përmbushur kërkesën e Bjellorusisë.

Lituania po ashtu ka pranuar se ka bërë një veprim të ngjashëm me Poloninë.

Opozita në Bjellorusi thotë se informatat çuan në arrestimin e aktivistit për të drejtat e njeriut, Ales Bialackit, i cili u paraburgos në fillim të këtij muaji, nën akuzat për evazion fiskal.

Ambasadori i Lituanisë në Bjellorusi, Edminas Bagdonas, i ka kërkuar falje gruas së Bialackit.

Amnesty International ka bërë thirrje për lirimin e menjëhershëm të tij.
XS
SM
MD
LG