Ndërlidhjet

Osllo, formohet komisioni i pavarur për hetimin e sulmeve


Norvegjia ka formuar komisionin e pavarur për të hetuar sulmet e muajit të kaluar në Osllo dhe Utoja, nga të cilat humbën jetën 77 njerëz.

Kryeministri Jens Stoltenberg tha se komisioni prej nëntë anëtarësh do të përcaktojë
"të vërtetën e plotë" për atë që ka ndodhur, "në mënyrë që një gjë e tillë të mos përsëritet kurrë".

"Qëllimi është që shoqëria norvegjeze të jetë më e gatshme për të parandaluar sulmet e mundshme në të ardhmen, duke marrë parasysh vlerat thelbësore të shoqërisë sonë - transparencën dhe demokracinë", tha Stoltenberg në konferencën për shtyp.

Anders Bering Breivik ka pranuar vrasjen e 69 pjesëmarrësve në një kamp rinor të Partisë Laburiste në ishullin Utoja.

Breivik fillimisht ka sulmuar ndërtesën e qeverisë në Osllo, ku kanë humbur jetën tetë persona.
XS
SM
MD
LG