Ndërlidhjet

Irak: Nga shperthimi i bombës - 2 të vrarë


Një shpërthim bombe ka ndodhur sot në perëndim të Bagdadit. Nga ky shpërthim, sipas zyrtarëve, thuhet se janë vrarë dy civilë dhe janë plagosur 13 të tjerë.

Bomba thuhet se ka shpërthyer rreth mesnatës në lagjen Jamia, njoftoi policia.

Shpërthimi thuhet se erdhi pas agjërimit të një dite të gjatë të muajit të shenjtë të Ramazanit, në afërsi të një kafeneje.

Askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

XS
SM
MD
LG