Ndërlidhjet

Qeveria italiane miraton shkurtimet buxhetore


Qeveria e Italisë, ka miratuar një pako të shkurtimeve buxhetore, si përgjigje ndaj shqetësimeve të Bankës Qendrore Evropiane për një thellim tjetër të krizës në eurozonë.

Kryeministri Silvio Berluskoni ka thënë se shkurtimet prej 45.5 miliardë eurosh, që kanë për qëllim balancimin e buxhetit deri në vitin 2013 janë të dhimbshme, por të pashmangshme.

“Kjo qeveri mburrej se nuk do t’i fuste kurrë duart në xhepat e italianëve, por situata botërore ka ndryshuar.Ne po përballemi me sfida të mëdha globale”, tha Berluskoni.

Shkurtimet do të ndikojnë në shpenzimet publike, në 50 mijë vende pune, si dhe do të rrisin taksat për të pasurit.

Kabineti miratoi pakon, me gjithë rezistencën e fuqishme të zyrtarëve qeveritarë lokalë, të cilët i denoncuan masat si të padrejta.

Ata thanë se masat do të dëmtojnë rritjen ekonomike.
XS
SM
MD
LG