Ndërlidhjet

SHBA: Identifikohen trupat e ushtarëve të vrarë


Ushtria amerikane tha se ka identifikuar trupat e pajetë të 30 ushtarëve të cilët humbën jetën, pasi që talebanët rrëzuan helikopterin e tyre në fundjavën e kaluar në Afganistan.

Tani trupat do t’iu dorëzohen familjeve për varrim.

Një zëdhënëse e Pentagonit, tha se mbetjet e dy prej tetë afganëve që kanë qenë në bordin e helikopterit janë identifikuar po ashtu.

Tetë trupat e pajetë të afganëve do të kthehen në Afganistan, pas përfundimit të procesit të identifikimit.

Ushtria amerikane, ka fajësuar talebanët për rrëzimin e helikopterit që mbante forcat elitë të marinës.
XS
SM
MD
LG