Ndërlidhjet

Thirrje për ndalim të dhunës në Siri


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, ka bërthirrje për fundin e dhunës në Siri, ashtu si dhe Mbreti Abdullah i Arabisë Saudite dhe kryeministri britanik, Dejvid Kameron.

Grupet e të drejtave të njeriut thonë se regjimi i presidentit sirian, Bashar al-Asad, ka vrarë rreth 1,700 civilë që nga shpërthimi i protestave në muajin mars.

Në deklaratën e lëshuar nga Shtëpia e Bardhë thuhet se Obama dhe Mbreti Abdullah kanë mbajtur një konferencë telefonike, në të cilën kanë shprehur “shqetësimet e përbashkëta në lidhje me përdorimin e dhunës në Siri”.

Në një tjetër bisedë me kryeministrin britanik, Obama dhe Kameron kanë bërë thirrje për “ndalimin e menjëhershëm të dhunës”.
XS
SM
MD
LG