Ndërlidhjet

Liderja e Mianmarit në turneun e parë politik


Liderja e opozitës në Mianmar, Aung San Su Ki, ka nisur “turneun politik”, pavarësisht paralajmërimeve se mund të arrestohet.

Laureatja e Çmimit Nobel shoqërohet nga udhëheqësit e partisë opozitare – Lidhja Kombëtare për Demokraci.

Udhëtimi njëditor në Bago shënon vizitën e saj të parë politike që nga lirimi prej arrestit shtëpiak, më 13 nëntor të vitit të kaluar.

Su Ki udhëheq Lidhjen Kombëtare për Demokraci, e cila ka fituar zgjedhjet e përgjithshme më 1990, porse është bllokuar nga ushtria.
XS
SM
MD
LG