Ndërlidhjet

Kryengritësit libianë marrin Zavijan


Pas luftimeve të ashpra me forcat besnike të udhëheqësit libian Muamar Gadafit, kryengritësit në Libi raportohet se kanë marrë kontrollin në qytetin Zavija, rreth 50 kilometra në perëndim të kryeqytetit Tripoli.

Agjencia e lajmeve Reuters ka raportuar se rreth 50 luftëtarë anti-qeveritarë janë parë duke thirrur "Allahu Ekber" (Zoti është i Madh) në afërsi të tregut kryesor të qytetit.
Flamuri i kryengritësve është parë të valëvitej në një dyqan.

Por, luftëtarët e Gadafit, duke përfshirë edhe snajperistët, kanë thënë se ende janë të pranishëm në qytet.

Raportet e mediave flasin edhe për të shtëna armësh, ndonëse nuk ka luftime të ashpra.

Kryengritësit kanë deklaruar se në të ardhmen kanë synim Tripolin.
XS
SM
MD
LG