Ndërlidhjet

Kameron: “Zero tolerancë” ndaj krimit


Kryeministri britanik, Dejvid Kameron, është zotuar për “zero tolernacë” ndaj bandave të rrugës, që kanë shkaktuar trazira të dhunshme në Londër dhe qytete të tjera të Britanisë.

Në një intervistë për gazetën britanike "Sunday Telegraph", Kameron ka premtuar se do t’i shfrytëzojë muajt e ardhshëm për të miratuar një sërë masash anti-kriminale, përfshirë dhe ndjekjen penale të veprave të vogla.

Mbi 2,140 njerëz janë arrestuar në lidhje me trazirat, në të cilat kanë humbur jetën pesë persona, ndërsa janë shkatërruar qindra biznese.

Trazirat vijnë më pak se një vit para se Londra të presë Lojërat Olimpike 2012.
XS
SM
MD
LG