Ndërlidhjet

Mubarak sërish në gjykatë


Ish-presidenti egjiptian Hosni Mubarak do të paraqitet sot sërish në gjykatë për t'u përballur me akuzat për vrasjen e protestuesve.

Mubarak mund të përballet me dënimin me vdekje nëse shpallet fajtor për urdhërimin e vrasjes së protestuesve në kryengritjet e këtij viti.

Ai është akuzuar gjithashtu për korrupsion. Ish-udhëheqësi egjiptian ka mohuar të gjitha akuzat.

Mubarak është duke u gjykuar së bashku me dy bijtë e tij të cilët akuzohen po ashtu për korrupsion.

Edhe ata kanë mohuar akuzat. Rreth 850 persona u vranë gjatë kryengritjes dhe mbi 6,000 të tjerë u plagosën.
XS
SM
MD
LG