Ndërlidhjet

Trupat siriane sulmojnë stuhishëm në krahinën Homs


Forcat siriane të sigurisë, të mbështetura nga tanket, thuhet se kanë hyrë në disa qytete në krahinën Homs, në qendër të Sirisë.

Dy grupe të të drejtave të njeriut thanë se tanket hynë në qytetin Hula, dhe se ushtria kishte kryer bastisje dhe arrestime, duke përdorur edhe armët e rënda.

Për shkrepje armësh të rënda u njoftua sot edhe në qytetin bregdetar të Latakias, ku ushtarët, të dielën, për herë të parë kanë përdorur luftanije për të sulmuar qytetin.

Aktivistët thonë se të paktën 27 persona vdiqën në Latakia, kurse të paktën 1.700 njerëz kanë vdekur që kur filluan kryengritjet kundër regjimit të presidenti Bashar al-Asad.

Qeveria thotë se po lufton bandat e armatosura.
XS
SM
MD
LG