Ndërlidhjet

Nis seanca e dytë gjyqësore e Mubarakut


Ish-presidenti egjiptian Hosni Mubarak, është kthyer sot në gjykatë për t'u përballur me akuzat për vrasjen e protestuesve, gjatë kryengritjes së këtij viti kundër pushtetit të tij.

Mubarak mund të përballet me dënimin me vdekje nëse shpallet fajtor për urdhërimin e vrasjes së protestuesve.

Ai përballet gjithashtu me akuza për korrupsion. Mubarak i ka mohuar të gjitha akuzat.

83-vjeçari është sjellë sërish sot në gjykatë në një shtrat nga spitali, për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.

Ai është duke u gjykuar së bashku me dy djemtë e tij, të cilët po ashtu përballen me akuza për korrupsion.

Qindra policë jashtë ndërtesës së gjykatës janë përleshur me mbështetësit dhe kundërshtarët e ish-presidentit, derisa seanca ende po vazhdon.
XS
SM
MD
LG