Ndërlidhjet

Shtyhet seanca e Mubarakut dhe ndalohet transmetimi i saj


Ahmed Refat, gjykatës në procesin gjyqësor ndaj ish-presidenti egjiptian Hosni Mubarak, e ka shtyrë seancën deri me 5 shtator, dhe ka ndaluar transmetimin televiziv të drejtpërdrejtë në seancën e radhës.

Gjyqtari gjithashtu urdhëroi që të bashkohej në procesin gjyqësor edhe ish-ministri i brendshëm Habib el-Adli.

Mubarak është kthyer sot në gjykatë për t'u përballur me akuzat për urdhrat për vrasjen e protestuesve gjatë kryengritjes së këtij viti kundër pushtetit të tij dhe për korrupsion.

Ai mund të përballet me dënimin me vdekje nëse gjendet fajtor.

83-vjeçari është sjellë sërish sot në gjykatë në një shtrat nga spitali, për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.

Ai ka mohon të gjitha akuzat. Mubarak është duke u gjykuar me të dy bijtë e tij, të cilët po ashtu akuzohen për korrupsion.

Ndryshe, deri sa po mbahej seanca, në afërsi të gjykatës kanë shpërthyen përleshjet mes mbështetësve dhe kundërshtarëve të Mubarakut

Rreth 850 vetë u vranë dhe mbi 6,000 u plagosën gjatë kryengritjes kundër Mubarakut në muajin shkurt.
XS
SM
MD
LG