Ndërlidhjet

Protesta anti-qeveritare në Tunizi


Forcat e sigurisë në Tunizi kanë përdorur gazin lotsjellës dhe shkopinjtë prej gome për të shpërndarë protestuesit, të cilët kërkonin shkarkimin e qeverisë për shkak të dështimit në përndjekjen e mbështetësve të presidentit të përmbysur.

Disa qindra protestues kanë bërë përpjekje të grumbullohen para ministrisë së punëve të brendshme, në sheshin qendror Burgiba.

Njëri nga protestuesit i ka thënë agjencisë së lajmeve Reuters se “duhet një revolucion i ri, meqë asgjë s’ka ndryshuar”.

Tunizia e ka zgjuar Lindjen e Mesme në Janar, me protestat masive që detyruan liderin e kahmotshëm Zine Al-Abidine Ben Ali, të kërkojë strehim në Arabinë Saudite.

Revolucioni në Tunizi ka shërbyer si model për kryengritjet në Lindjen e Mesme, të cilat tash cilësohen si “pranverë arabe”.
XS
SM
MD
LG