Ndërlidhjet

Një murg nga Tibeti djeg vetveten


Një murg nga Tibeti i ka vënë zjarr vetes, në shenjë proteste kundër sundimit kinez në rajonin jugperëndimor Siçuan, ka njoftuar media shtetërore.

Mediat citojnë burime të kenë thënë se Tsevang Norbu, 29 vjeçar, ia ka vënë flakën vetes në mesditë ditën e hënë, në qendër të qytetit Dafu.

Dëshmitarët gjithashtu pohojnë se para se të ndizte flakën, murgu fillimisht kishte konsumuar benzinë dhe pastaj e kishte hedhur atë në trupin e tij.
XS
SM
MD
LG